Kush ha ushqime pikante jeton më gjatë?

Një studim shkencor amerikan, i kryer në 16,000 njerëz, ka treguar se një dietë e pasur me ushqime pikante (speci djegës) ul vdekshmërinë me 10%. Për dekada të tëra, shkenca e të ushqyerit ka argumentuar (me prova të caktuara shkencore) se ushqimi i ekuilibruar dhe aktiviteti i rregullt fizik reduktojnë rrezikun e prekjes nga sëmundje të caktuara dhe i japin trupit efikasitet maksimal psiko-fizik, duke e mbrojtur atë nga plakja e parakohshme. Rënia e vdekshmërisë është kryesisht për shkak të uljes së shkaqeve kardiovaskulare, të cilat çdo vit vrasin më shumë se 4.3 milion njerëz në Evropë dhe janë shkaku i 48% të të gjitha vdekjeve (54% për gratë, 43% për burrat).

 

Speci i kuq

Specat janë pjesë e familjes Solanaceae e cila ka njëqind gjini dhe mbi 2000 lloje, duke përfshirë domate, patëllxhanë, speca djegës, madje edhe patatet. Ngjyra e kuqe e disa prej këtyre perimeve, si domatet dhe specat, identifikon praninë e likopenit, një antioksidant i fuqishëm, i cili i kombinuar me praninë e substancave të tjera të rëndësishme, si vitamina C, ka një efekt të dobishëm dhe mbrojtës në organizëm. Speci djegës përmban kapsaicin, një alkaloid që krijon shijen pikante, e cila mbetet si në frutat e freskëta dhe të thata, ashtu edhe në pluhur dhe për rrjedhojë edhe në të gjitha përmbërjet që e përmbajnë.

Në rastin e obezitetit dhe diabetit

Kapsaicina stimulon receptorë si TRPV-1, receptorët termikë të pranishëm në gojën tonë, duke na bërë të perceptojmë një ndjesi nxehtësie që nuk ekziston në të vërtetë. Kjo ndjesi e shtrembëruar shkakton mbrojtjen që trupi ynë normalisht përdor për të luftuar nxehtësinë: djersitje dhe vazodilatim periferik, si dhe skuqje dhe nxehtësi kur alkaloidi është në kontakt me lëkurën. Studimi amerikan beson se stimulimi i receptorëve termikë mund të jetë në gjendje të stimulojë një sërë mekanizmash qelizorë si katabolizmi i lipideve dhe termogjeneza, në thelb për të metabolizuar më mirë yndyrnat. Ky funksion është shumë i rëndësishëm në rastin e obezitetit dhe diabetit, deri në atë pikë sa specat djegës mund të bëhen pjesë e dietës së këtyre pacientëve, por vetëm në sasinë e prcaktuar nga mjeku nutricionist. Studime të tjera shkencore kishin nxjerrë në pah tashmë vetitë antibakteriale të kapsaicinës, e cila sipas autorëve amerikanë mund të ndihmonte gjithashtu në përzgjedhjen e mikrobiotës së zorrëve që mbron stomakun nga Helicobacter pylori, shkaktari kryesor i ulçerës dhe gastritit, duke hedhur poshtë haludime të tjera.

Speci djegës dhe hipertensioni

Është gjithashtu e mundshme që kapsaicina (duke shkaktuar një rritje të metabolizmit të yndyrës) lufton hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin duke modifikuar rrjedhën e gjakut në arteriet koronare. Prej disa vitesh, shumë studime klinike kanë treguar se disa ushqime mund të ndihmojnë në rast të presionit të lartë të gjakut (një nga faktorët që mund të shkaktojë atakun në zemër).

Pavarësisht kësaj, përdorimi i specit djegës duhet të jetë në sasinë e duhur dhe në frekuencën e duhur. Ai integrohet në regjime ushqimore gjithmonë sipas udhëzimeve  të mjekut nutricionist. Klinika FitHealth dhe FitHealth Catering ju ndihmon të nisni një stil jetese të shëndetshme, i cili jo vetëm do të rrisë jetëgjatësinë tuaj por edhe do të përmirësojë cilësinë e saj.